Hën. Nën 25th, 2024

Pal Leka tregon arsyen sipas tij se pse Kurti deshiron zgjedhje

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj e ka parë si tendencë të kryeministrit Kurti për ta shpëtuar veten, thirrjen e tij të mbrëmshme për zgjedhje të reja.

Lekaj ka thënë se Kurti në këtë mënyrë po dëshiron ta shpëtojë veten, ndërsa arsyet e AAK-së janë për ta shpëtuar Kosovën, nga siç ka thënë ai “hendeku ku e ka futur Albin Kurti”.

“Arsyet e Albinit për me shku në zgjedhje janë me shpëtu veten, arsyet tona për me shku ne zgjedhje janë me shpëtu Kosovën nga hendeku ku e ka futë Albini”, ka thënë Lekaj.

closevolume_off
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri në një konferencë për media tha AAK ka përgatitur një kërkesë për një debat në të cilën do të prezantojnë një Rezolutë përmes së cilës kërkohet që Qeveria Kurti të dorëhiqet.

Në trevjetorin e qeverisjes së Kurtit, deputeti i AAK-së tha se kjo qeveri vetëm i ka bërë dëme vendit.

“Kjo konferencë vjen në ditën e trevjetorit të Qeverisë së Albin Kurtit. Ne kemi përgatitur një kërkesë për një debat në trevjetorin e kësaj keqqeverisje që ka arritur t’i bëjë vetëm dëme vendit dhe ta kthejë Kosovën në pikën më të errët që nuk e ka besuar askush asnjëherë. Mirëpo, jam i kënaqur që dje Kurti më në fund e tha edhe vet dhe e ka kuptuar që duhet të dorëhiqet, u dorëzuar dhe e vendi të shkojë në zgjedhje. Kur në fillim të këtij mandati, kryetari Haradinaj thoshte se “keni kujdes se ky është një mashtrues”, njerëzit shikonin me huti të mëdha. Ajo që karakterizohet në këto tri vite është një qeverisje që nuk i qëndroi mbrapa asnjë vendimi të vet, dhe siç e patë edhe dje kryeministri u dorëzuar duke e dorëzu mandatin në trevjetorin e tij dhe duke kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhjet. Më duhet që sot të shpreh mospajtimin në emër të AAK-së për mënyrën sesi Kurti dëshiron ta bëjë ikjen nga përgjegjësia e tij si kryeministër. AI këtë ikje do ta trajtojë përmes komunikimit të tij të sofistikuar në raport me opozitën. Nuk është problem Kuvendi, por qeverisja e Kosovës”, tha Tahiri para mediave.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka sfiduar partitë politike opozitare për zgjedhje të parakohshme.

Kurti ka deklaruar se partia që ai drejton, Lëvizja Vetëvendosje, është e gatshme për zgjedhje. Ai madje e ka sfiduar opozitën se nëse nuk i ka numrat për ta çuar Kosovën në zgjedhje të reja, mund t’ia bëjë vetë ai, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“A do të ketë zgjedhje para 4-vjetorit të qeverisjes suaj?”, është pyetur Kurti në një intervistë për RTK-në.

“Kjo është e vetmja pyetje që ma bëtë sonte për opozitën, ata duhet ta thonë fjalën e tyre unë nuk mund te shkoj në zgjedhje pa opozitën, pra, Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nga viti 2020 ka treguar që për shpërndarje të Kuvendit duhen 2/3 dhe nuk ka mundësi tjetër që automatikisht të shkohet në zgjedhje, tha ai.

“Mund t’i bëjnë bashkë me neve, kjo është ofertë e imja”, u shpreh Kurti. “Unë po them që po shkojmë në zgjedhje kur dëshiron opozita. Ne i ndihmojmë opozitës nëse dëshirojnë të shkojnë në zgjedhje”, tha ai. “Gjithmonë gati për zgjedhje”, u shpreh Kurti.

Reagimet ishin të menjëhershme edhe nga dy partitë opozitare, PDK dhe LDK.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *