Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar.
Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 27-të të PrinceCaffe Superligës,
Proton Cable Prizreni do të jetë nikoqire e Golden Eagle Yllit.
Prizrenasit do të luajnë në “Play-out”, kurse therandasit synojnë gjysmëfinalen e “Play-off”-it. Basketbollistët prizrenas numërojnë shtatë fitore e 19 humbje, ndërsa ata therandas 17 fitore e nëntë humbje.
Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 20:00
Ndeshja tjetër e ditës së sotme luhet mes Vëllaznimit dhe Istogut.
Kuqezinjtë kanë 11 fitore e 15 humbje, ndërsa istogasit një fitore e 25 humbje.
Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 19:00