Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka kërkuar implementim të plotë të marrëveshjeve ndërkombëtare mes Kosovës e Serbisë dhe ka thënë se mosveprimi i tillë ndikon në dialog.
“Plotësisht jam dakord. Marrëveshjet e Brukselit/Ohrit kanë nevojë për zbatim të plotë. Mosbërja e tij dëmton procesin e dialogut”, ka shkruar Rohde në X, duke komentuar mbi postimin e Gerald Knaus nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet.
Knaus përndryshe ka kritikuar qeverinë serbe për qëndrimet e tyre kontradiktore në raport me marrëveshjet e nënshkruara.
“Serbia nuk mund të injorojë një marrëveshje ku u zotua se ‘Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare’ dhe pastaj të argumentojë se, për shkak të së njëjtës marrëveshje, Kosova duhet të bllokohet”, ka shkruar Knaus.