Hën. Nën 25th, 2024

Arben Gashi:Kryeministri është i dorëzuar politikisht, qytetarët të përgatiten për zgjedhje

Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka thënë se qeverisja e Albin Kurtit, po shkon drejt fundit.

Para mediave pas mbledhjes së Kryesisë, ai tha se qytetarët duhet të përgatiten për zgjedhje.

“Zgjidhja të cilën ne konstatojmë është se kryeministri duhet t’iu japë mundësi qytetarëve që të gjejnë zgjidhje. Ai duhet të dorëhiqet, dhe pastaj ne ta shpërndajmë kuvendin. Kurti duhet ta krijojë situatën e re politike me dorëheqje”, u shpreh Gashi.

“Kryeministri është i dorëzuar politikisht, juridikisht, i tërhequr administrativisht, i paaftë në qeverisje, mbetet edhe formalizimi i dorëheqjes dhe tërheqjes së tij nga ky mandat”, tha ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *