Hën. Nën 25th, 2024

KUJDES NË TRAFIK, GJOBA TË MËDHA NGA FILLIMI I PRILLIT!

Në fillim të prillit pritet të fuqizohet Ligji i ri për rregullat në trafik. Kështu, parashihen gjoba të ashpra ndaj shkelësve.

Iniciuesit e këtij ligji thanë se ndryshimet në rregulla dhe gjoba janë realizuar me qëllim që të rritet siguria në trafik dhe të ulet numri i aksidenteve, sidomos të atyre me fatalitet.

-Mosvendosja e rripit të sigurisë, 150 euro

-Nëse nuk e pastron baltën nga mjeti, 1000 euro

-Largimi nga vetaksidenti, 500 euro 12 muaj marrja e patentëshoferit, 5 pikë

-Mosrespektimi i semaforit (drita e kuqe) 150 euro 3 muaj 3 pikë

-Gara shpejtësie 400 euro

-Mbajtja në prehër të një personi gjatë ngasjes, 400 euro, 6 muaj 5 pikë

-Tejkalimi i shpejtësisë 50 deri 100 km, 300 €, 6 muaj, 5 pikë

-Tejkalimi i shpejtësisë mbi 100 km 10 muaj, 500 €, 4 pikë

-Montimi i dritave rotative dhe zërat, direkt për gjykatë

-Nëse i lë gjësendet kur e ke ndalur mjetin ose i bien sendet nga mjeti 1000 €

-Nisje, frenim i dhunshëm 150 €

-Përdorimi i celularit (hera e parë) 100 euro

-Përdorimi i celularit (hera e dytë) 200 euro

-Përdorimi i celularit (më shumë se dytë herë) 500 euro 6 muaj 3 pikë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *