Die. Nën 24th, 2024

Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja votuan kundër, Greqia abstenoi në raportin e anetaresimit ne KiE

Ka kaluar pika e Raportimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës në takimin që sot është mbajtur në Paris të Francës të Komitetit për Politikë të Jashtme dhe Demokraci.

Nga pjesëmarrësit 31 votuan pro, katër kundër dhe një abstenim.

Klankosova.tv mëson se kundër votuan dy përfaqësues të Serbisë, një e Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës.

Kurse, vota e abstenimit ishte nga shteti i Greqisë.

Tash e mbas kjo pikë pritet të kalojë për shqyrtim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i cili do t’i hapte rrugë më pas vendimit final nga Komiteti i Ministrave të Punëve të Jashtme.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *