Ish-shefi i ekipit të negociatave, Avni Arifi tha se Qeveria ka hyrë në dialog për dinarin për t’i treguar muskujt.
“Kjo ka nisë, tash duhet me përfundu, kanë hyrë në këtë temë, i kanë treguar muskujt, nuk iu dolën muskujt e fortë sa kanë menduar, tani duhet me përfundu”, u shpreh ai.
Ai tha se Qeveria Kurti e ka futur shtetin në këtë problem pa pasur nevojë.
“Nuk e di a ka qenë e qëllimshme, mirëpo mosdija dhe naiviteti i qeverisë së Kosovës kanë hyrë në një temë ku krejtësisht nuk i është dashur kurrgjë Kosovës, e ka shti vetën pa pikë problemi, pa pikë nevoje në probleme serioze dhe tani janë duke u përball me me to, natyrisht që ata e kanë pranu kur janë konfrontuar me presionin e bashkësisë ndërkombëtare, e bënë edhe një metamorfozë të qëndrimeve, siç e dini i ka pas tetë metamorfoza të qëndrimit të Qeverisë së Kosovës për dinarin dhe tani jam duke dëgjuar se si do të përfundoj e gjithë kjo aventurë”, ka thënë ai.