Edhe sot do të ketë senacë në Hagë.
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të vazhdojë sot procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.
Më 30 shtator të vitit 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar e kishte dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku ata ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.
closevolume_off
Më 9 nëntor të vitit 2020, Krasniqi dhe Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për këto akuza, dhe njëjtë janë deklaruar edhe Veseli dhe Selimi më 11 nëntor.