Sht. Nën 23rd, 2024

Publikohet agjenda e Asamblesë Parlamentare, debati për anëtarësimin e Kosovës në KiE më 18 prill

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka publikuar agjendën zyrtare për sesionin pranveror.

Në këtë agjendë konfirmohet se diskutimi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës do të bëhet më 18 prill.

Sipas agjendës, diskutimi do të nis në orën 10:00 dhe do të zgjasë për dy orë e gjysmë.

Në këtë diskutim do të ketë prezantim të raportit nga Raportuesja për Kosovën, Dora Baokyannis, Azdeh Rojhan nga Suedia dhe Beatrice Fresko Rolfo nga Monaco.

Pas debatit do të ketë edhe votim dhe nëse Kosova kalon me sukses këtë fazë, votimi që pritet të ndodh në maj në Këshillin e Ministrave të KiE do të jetë ai që do të përcaktojë nëse Kosova do të arrijë të anëtarësohet në Këshill të Evropës.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *