Pre. Nën 22nd, 2024

Dy policët e suspenduar në Gjakovë, dyshohen për kontrabandë

Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar dy zyrtarë të Policisë me dyshimet për përfshirje në kontrabandë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se zyrtari policor i suspenduar është Nexhdet Bajrushi, polic i trafikut dhe Labinot Bytyqi, udhëeqës i ndërrimit në policinë kufitare.

Dy policët dyshohen për përfshirje në një rast për kontrabandë të mallit. Hetuesit e IPK-së kanë gjetur se zyrtari policor Nexhdet Bajrushi me detyrë në Njësitin Rajonal të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë ka kontrabanduar mall përmes pikës kufitare Qafë Prush në vlerë prej mbi 4000 euro (kamera, alarme dhe mjete tjera për internet) duke vozitur dhe përdorur një veturë private.

Në kuadër te hetimit dhe veprimeve tjera të natyrës administrative, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit të zyrtarit policor të dyshuar në këtë rast si dhe rekomandimin për suspendim edhe të udhëheqësit të ndërrimit në pikën kufitare Qafë Prushi në kohën kur dyshohet se është kryer vepra penale

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *