Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushtaku Sadriu konfirmoi se Lumri Abdixhiku do të jetë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.
“LDK-ja nuk ka asnjë dilemë që lideri ynë do të jetë edhe kryeministri i ardhshëm, ai i cili do t’I prijë edhe listës edhe platformës sonë politike edhe ai i cili është në krye të proceseve dhe përfaqësimit tonë politik në vend, këtu nuk kemi asnjë dilemë sepse e kemi kaluar nëpër zgjedhje demorkatike dmth ne e mi legjitmuar që nga nëndegët deri të kryesia kryesore. “, tha ajo.
Ajo tha se Lidhja Demokratike e Kosovës është më se e gatshme për zgjedhje.
“Ne jemi gati për zgjedhje, ju keni qenë dëshmitarë të shihni një reformë në LDK”, tha ajo në emisionin “Click” në RTV21.