Enj. Sht 19th, 2024

Aksidenti tragjik në Këlcyrë-permet: Dy trupa të pajetë ende brenda makinës së shkatërruar

Zbardhen të tjera detaje nga aksidenti tragjik sot në Këlcyrë. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet në afërsi të fshatit Kuqar.

Ballkan web raporton se mjeti ku udhëtonin 7 emigrantë, ka dalë nga rruga në rrethana ende të paqarta dhe ka përfunduar në shtratin e lumit Vjosë dhe për pasojë 8 persona kanë humbur jetën, përfshi dhe shoferin.

Mësohet se 6 trupa të pajetë u nxorën nga mjeti, ndërsa 2 kanë ngelur ende brenda ‘Benz’-it. Sakaq, dyshohet se automjeti është marrë me qira, ndërsa priten të tjera verifikime nga ana e policisë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *