Enj. Sht 19th, 2024

Trajneri i Rubin Kazanit kritikon Mirlind Dakun

Mirlind Daku ishte protagonist mbrëmjen e sotme teksa arriti të jepte një asist si dhe të shënonte një gol në fitoren 2-1 kundër Ahmat Grozny-it. Megjithatë kjo duket se nuk ka mjaftuar për trajnerin e Rubin Kazan që nuk i ka kursyer kritikat për sulmuesin shqiptar.

Shtatlarti i fazës ofensive nuk u grumbullua nga trajneri Sylvinho për dy miqësoret e Shqipërisë në muajin mars.

Mjaft kritik në fjalën e tij, trajneri i Rubin Kazan ka thënë për Dakun: “Unë i thashë atij që kjo marrëzi është e papranueshme, duhet t’i trajtojmë më me kujdes momentet që na krijohen në sulm, sepse janë raste të krijuara nga i gjithë ekipi dhe sulmuesi duhet t’i realizojë. As një gol dhe një asist nuk mjaftojnë. Ne marrim numrin e rasteve dhe kishte shumë të tjera që duhej të ktheheshin në gol”, ka përfunduar ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *