Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot në tre vjetorin e sajë në këtë detyrë tha se përulet para të arriturave të përbashkëta që janë bërë deri më tani dhe nga detyrat e reja që e presin.
Osmani, në një postim në platformën ‘X’, shkruan se zemra e presidencës së saj mban vullnetin e popullit tonë dhe interesat e Kosovës.
“Tre vjet në detyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës! Zemra e presidencës sime mban vullnetin e popullit tonë dhe interesat e Republikës sonë! Jam i përulur nga përparimi i përbashkët që kemi bërë deri tani dhe nga shumë piketa të reja që janë përpara, brenda dhe jashtë vendit!”, ka shkruar Osmani në ‘X’.