Bisedimet ne Bruksel për dinarin, kanë perfunduar para pak minutave, pa ndonjë rezultat. Takim i radhës pritet të mbahet pas dy javësh.
Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur të pajtohen për çështjen e dinarit serb në Kosovë as pas takimit të së enjtes, tha kryenegociatori serb, Petar Petkoviq.
Duke folur për gazetarë në kryeqytetin belg, Petkoviq tha se Prishtina nuk tregoi “vullnet të mjaftueshëm” për një marrëveshje dhe se pritet edhe një takim lidhur me këtë temë.
Të enjten në mëngjes, Lajçak e zhvilloi një takim dypalësh me kryenegociatorin serb Petkoviq.
Bashkimi Evropian, i cili e lehtëson dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, pret që të tejkalohen dallimet në qasje mes palëve dhe të arrihet një zgjidhje, sipas së cilës, qytetarët serbë në Kosovë do të mund të vazhdojnë t’i pranojnë beneficionet nga shteti serb.