Die. Nën 24th, 2024

Osmani kujton 25-vjetorin e Masakrës së Krelanit dhe Qupevës: Sjellja para drejtësisë e autorëve të krimit është e nevojshme

Presidentja, Vjosa Osmani kujtoi 25-vjetorin e Masakrës së Kralanit dhe asaj të Qupevës së Epërme

“25-vjet më parë, forca të regjimit gjenocidal të Serbisë, në Kralan të Gjakovës, pasi që i rrëmbyen nga kolona e të zhvendosurve, vranë dhe dogjën 87 civilë nga komunat: Klinë, Malishevë dhe Gjakovë, në mesin e të cilëve pleq, gra, burra e fëmijë.

Egërsinë e vet, regjimi kriminal e vazhdoi edhe në fshatrat Qupevë e Epërme dhe e Poshtme, Gllarevë, Përçevë, Sverkë, Gremnik, ku vrau mizorisht 45 civil shqiptarë.

Këto masakra janë dëshmi e përpjekjes së regjimit kriminal serb për shfarosje dhe spastrim etnik ndaj shqiptarëve.

Sjellja para drejtësisë e autorëve të krimit është e nevojshme për paqen e qëndrueshme dhe për mbrojtjen e të vërtetës.

Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri!”, tha ajo.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *