Hën. Nën 25th, 2024

BE-ja nuk deklarohet nëse Serbia e ka shkelur marrëveshjen bazike

Zyrtarët e Bashkimit Evropian nuk deklarohen nëse Brukseli e konsideron se Serbia ka shkelur Marrëveshjen Bazike, duke vepruar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano iu shmang përgjigjes në pyetjet nëse Serbia shkeli pikën 4 të marrëveshjes, e cila thotë se Serbia nuk do ta bllokojë anëtarësimin e Kosovës në cilëndo organizatë ndërkombëtare.

Në vend të interpretimit, Stano vetëm rikujtoi palët se Brukseli pret zbatimin e plotë të marrëveshjes së arritur vitin e kaluar.

“Është e rëndësisë së veçantë, si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë, që përfundimisht të fillojnë të përmbushin zotimet që kanë marrë vetë në Ohër dhe më herët në Bruksel për zbatimin e marrëveshjes”, deklaroi Stano.

Zëdhënësi i BE-së është i mendimit se çështjet që lidhen me anëtarësimin në Këshillin e Evropës i përkasin anëtarëve të Këshillit të Evropës. Ai tha se nuk komenton veprimet apo motivet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili të enjten kërkoi formimin e ekipit kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

“Mund të përsërisë vetëm atë që Bashkimi Evropian pret dhe kërkon ta bëjnë të dyja palët. Dhe kjo është zbatimi pa vonesa, i asaj që është dakorduar. Nëse ata dështojnë, ose nëse vazhdojnë të dështojnë në zbatimin e asaj që kanë rënë dakord, atëherë kjo do të ketë pasoja të rënda. Dhe këto pasoja janë të lidhura me pjesën e tyre të anëtarësimit. Sepse pjesë e marrëveshjes së dakorduar është që progresi i arritur në zbatimin e marrëveshjes do të jetë tani i lidhur me progresin e tyre në rrugën e anëtarësimit në BE”, nënvizoi Stano.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *