Mar. Nën 26th, 2024

Ambasadori Hovenier uron Ditën e Kushtetutës

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e Ditës së Kushtetutës.

Hovenier ka thënë se kosovarët e kanë përfshirë në kushtetutën e tyre vendosmërinë për të ndërtuar një të ardhme demokratike.

“Gëzuar Dita e Kushtetutës, Kosovë! Kosovarët e kanë vendosur në kushtetutën e tyre vendosmërinë për “të ndërtuar një të ardhme të Kosovës si një vend të lirë, demokratik dhe dashamirës të paqes, që do të jetë atdheu i të gjithë qytetarëve të saj…”, ka shkruar Hovenier në platformën X.

Më tej, ambasadori ka theksuar se janë krenar për mbështetjen që i japin Kosovës dhe popullit të saj.

“Ne jemi krenarë për mbështetjen tonë ndërsa bashkëpunojmë me popullin e Kosovës për të arritur vizionin e përcaktuar në kushtetutën e Kosovës”, ka shtuar ai.

Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008.

Happy Constitution Day, Kosovo! Kosovans enshrined in their constitution their determination to “build a future of Kosovo as a free, democratic and peace-loving country that will be a homeland to all of its citizens…” We are proud of our support as we partner with the people of… pic.twitter.com/BhGrm9d3lv

— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) April 9, 2024

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *