Hën. Nën 25th, 2024

MPJD njofton se janë mbajtur konsultimet politike në mes Kosovës dhe Shqipërisë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se sot, në Prishtinë janë zhvilluar konsultimet politike në mes të dy ministrive të punëve jashtme të Kosovës dhe Shqipërisë, nën udhëheqjen e Zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe Zëvendësministres për Evropë dhe Punë të Jashtme, Artemis Malo.

“Gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe, koordinimi në organizata ndërkombëtare dhe zhvillimet rajonale e ndërkombëtare. Në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe, u diskutua për fushat e interesit të përbashkët, zbatimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit në mes të dy ministrive, duke përfshirë misionet diplomatike, çështjet konsullore dhe rolin e shqiptarëve në rajon. Në kuadër të koordinimit në organizata ndërkombëtare u bisedua lidhur me proceset e të dyja vendeve për integrim në Bashkimin Evropian, dhe synimet e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në NATO”, thuhet në njoftim.

Temë tjetër e takimit ishin edhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, ku u bisedua për nevojën e koordinimit të vazhdueshëm lidhur me organizatat dhe nismat rajonale. Sa i përket zhvillimeve aktuale botërore u bisedua për gjendjen e sigurisë dhe rritjen e bashkëpunimit në këtë fushë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *