Die. Nën 24th, 2024

1 mijë e 334 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Rastet e infektimit me COVID-19 në Kosovë vazhdojnë të bien. Ditën e shtunë u shënuan vetëm 20 raste të reja, ndërsa u shëruan 197 pacientë.

Po ashtu gjatë ditës së shtunë nuk pati as viktima nga ky virus.

Ndërsa janë vetëm 1 mijë e 334 raste aktive në nivel vendi.

“Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Janë shëruar 197 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.908. Në total numri i rasteve aktive është 1.334”, thuhet në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Po ashtu në njoftimin e MSh-së thuhet se mbi 78 mijë qytetarë tashmë janë vaksinuar kundër COVID-19.

Vetëm gjatë ditës së shtunë u vaksinuan rreth 3 mijë qytetarë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *