Hën. Nën 25th, 2024

Presidentja Osmani mban konferencë për media

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot, do të mbajë konferencë për media lidhur me Forumin Ndërkombëtar për Gratë Paqen dhe Sigurinë, si dhe me rastin e 14 prillit, Ditës së të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Pjesë e kësaj konference do jenë edhe znj. Vasfije Krasniqi dhe Shyhrete Tahiri-Sylejmani.

Në këtë konferencë, presidentja Osmani do të shpalosë detaje para fillimit të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

“Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, do të mbahet më 15 dhe 16 prill 2024, në Prishtinë, ku do të marrin pjesë personalitete të shumta të jetës politike, shkencore, kulturore dhe nga shoqëria civile nga vende të ndryshme të botës”, njofton Presidenca e Kosovës.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *