Hën. Nën 25th, 2024

Ministri malazez i kërkon Haxhiut gjykim të drejtë në rastin Bajroviqit, i arrestuar për krime lufte

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është takuar sot me homologun e saj të Malit të Zi, Andrej Miloviq, pasi ai erdhi për vizitë zyrtare në Prishtinë.

Sipas mediumit malazez CDM, Miloviq ka biseduar me Haxhiun për rastin e Ekrem Bajroviqit, shtetasit të Malit të Zi, i cili ndodhet në burg në Kosovë për gati një vit e gjysmë, me akuzën për krime lufte për periudhën 1998-1999.

Milloviq theksoi pritshmërinë e Malit të Zi që Bajroviqi të ketë një gjykim të drejtë dhe në përputhje me standardet juridike ndërkombëtare.

Dy ministrat e vlerësuan si pozitiv bashkëpunimin mes Kosovës dhe Malit të Zi në fushën e drejtësisë dhe theksuan nevojën për përmirësimin e sistemeve gjyqësore të të dyja shteteve, shkruan CDM, transmeton Klankosova.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *