Hën. Nën 25th, 2024

Hajdari u mbrojt në heshtje, Prokuroria Speciale del me njoftim pas intervistimit të ministres për “Keqpërdorim të pozitës”

Prokuroria Speciale ka dal me njoftim pas intervistimit të ministres, Rozeta Hajdari.

Në njoftimin dërguar medieve thuhet se ministrja Hajdari është intervisutar në cilësinë e të pandehurës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, nga neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me rezervat shtetërore.

Njoftimi:

NJOFTIM NGA PROKURORIA SPECIALE

Prishtinë, 15 prill 2024 – Pas interesimit të madh të mediave, Prokuroria Speciale, njofton opinionin publik se, sipas ftesës së kësaj prokurorie, Rozeta Hajdari, Ministre në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, është paraqitur në Prokurorinë Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e të pandehurës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, nga neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me rezervat shtetërore. Mirëpo, e njëjta sot nuk është deklaruar, dhe siç e parasheh Kodi i Procedurës Penale ka shfrytëzuar të drejtën për tu mbrojtur në heshtje

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *