Hën. Nën 25th, 2024

Burri vret gruan në Pejë, prokuroria jep detaje

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Pejë.

Burri e ka vrarë gruan brenda një banesë.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikqi.

closevolume_off
Ai shtoi se prokurori është në vendin e ngjarjes ndërkohë i dyshuari është dërguar në stacion policor dhe i është konfiskuar arma.

“Kryeprokurori dhe prokuroret janë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se ka ndodhur një rast i vrasjes në qendër të qytetit në një banesë. Dyshohet se bashkëshorti ka vrarë gruan e tij. Personi i dyshuar është arrestuar nga policia dhe i është konfiskuar arma. Jemi duke pritur Institutin e Mjekësisë Ligjore që ta tërheq trupin”, ka thënë Nikçi.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *