Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se Komanda e Forcave Tokësore (KFT) ka realizuar trajnimin Taktika me Njësi të Vogla, gjenerata e dyte e përbashkët me Policinë e Kosovës për vitin 2024.
Maqedonci ka treguar se trajnimi Taktika me Njësi të Vogla (TTNJV) program i adaptuar nga trajnimi Pri-Rengjers i Ushtrisë Amerikane, është trajnim i karakterit profesional dhe sfidues, i cili ndihmon pjesëtarët që të përgatiten për detyra ku kërkohet sfidë dhe angazhim i lartë fizik dhe psikik për përmbushjen e misionit.