Gjyqtari Bahri Saliu që punon në Gjykatën Themelore në Ferizaj, në rrjetin social në Facebook ka dhënë një koment seksist.
Komentin e tij e dha lidhur me një çështje që kishte të bënte gjatë raportimit për një rast gjatë ditës se sotme.
Në kohën kur është duke u luftuar në çdo mënyrë dhuna ndaj grave në Kosovë si pasojë e rritjes së frikshme të rasteve të kësaj dukurie, qohet një gjyqtar i cili paguhet për t’i luftuar këto dukuri dhe iu jep zemër dhunuesve duke i lavdëruar për burrëri me fjalët: Ku me gjetë ksi burra në Kosovë!. Ai është Bahri Salihu që ushtron që disa vite profesionin e gjyqtarit në Ferizaj. Kryetari i Gjykatës në Ferizaj ka nisur hetimet fillestare ndaj tij
Pas kësaj ngjarje Gjykata Themelore në Ferizaj ka ndërmarrë masa.