Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në fillimin e punimeve të projektit “Zgjerimi i rrugës nacionale N9-Segmenti Kijevë-Dollc”.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do këqyrë fillimin e punimeve të projektit “ Zgjerimi i rrugës nacionale N9-Segmenti Kijevë-Dollc””, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Në orën 10:00, kryeministri Kurti do të jetë i pranishëm në këtë ngjarje, e cila zhvillohet afër fshatit Gllarevë.