Die. Nën 24th, 2024

Izraeli ka kryer një sulm ndaj Iranit, raportuan mediat amerikane duke cituar zyrtarë qeveritarë amerikanë.

Ky duket të jetë sulm hakmarrës pas një sulmi të paprecedent ajror që Teherani kreu javën e kaluar në tokën e armikut të tij të përbetuar.

Ndërsa çmimet e naftës dhe arit janë rritur menjëherë pas sulmit.

Çmimet e naftës fillimisht u rritën për 3.5 për qind. Megjithatë, ato u ulën përsëri kur mediat iraniane raportuan se nuk ka dëme në qytetin Isfahan ku edhe raportohej për shpërthime.

Aktualisht një barel i naftës së papërpunuar po tregtohet me 83.90 dollarë amerikane.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *