Die. Nën 24th, 2024

Banesa, shtëpi dhe tokë, kjo është pasuria e Glauk Konjufcës

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Tek pasuritë e paluajtshme, Konjufca ka listuar banesën e tij në vlerë rreth 61 mijë euro, banesën e prindërve në vlerë 44 mijë euro, banesë tjetër të prindërve në vlerë 92 mijë euro, shtëpinë e prindërve në vlerë 45 mijë euro dhe tri toka në pronësi të prindërve që bashkë kushtojnë mbi 60 mijë euro, një parking 6 mijë euro si dhe një depo në vlerë 500 euro.

Tek pasuritë e luajtshme ka përmendur një veturë të bashkëshortes në vlerë prej 3 mijë euro. Konjufca ka deklaruar 3 mijë e 510 euro si kursime nga të ardhurat personale dhe 5 mijë e 594 euro si shumë e akumuluar nga pagat e marra.

Ai ka deklaruar se ka një kredi që e kishte marrë për blerjen e banesës.

Aty figuron se shuma totale e kredisë është 61 mijë e 424 euro, ku vlerë e mbetur janë 33 mijë e 607 euro.

Konjufca merr pagë vjetore në vlerë 27 mijë e 555 euro si Kryetar i Kuvendit, derisa 3 mijë e 589 euro ka deklaruar se i ka marrë si mëditje për udhëtimet zyrtare jashtë vendit.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *