Die. Nën 24th, 2024

Elezi: Janë hapur të gjitha qendrat e votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në konferencën e parë të ditës së zgjedhjeve, njoftoi lidhur me procesin e votimit për apo kundër, largimit të kryetarëve në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

Valmir Elezi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka mbajtur konferencën e parë, ku ka njoftuar për hapjen e vendvotimeve në procesin e votimit për apo kundër, largimit të kryetarëve në komunat veriore si Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, me të drejtë vote është 46.556 mijë qytetarë.

“Numri i qytetarëve me të drejtë vote për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni ne komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, kjo listë përmban 46,556 votues”, ka thënë Elezi.

Elezi bëri të ditur se ndonjë vonesë eventuale mund të jetë e zakonshme si shkak i problemeve të mundshme teknike.

“Duke u mbështetur në të dhënat që kemi pranuar nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, ju njoftojmë se janë hapur të gjitha qendrat e votimit. Edhe sipas njoftimeve të mëhershme të KQZ-së, numri i qendrave të votimit në komunën e Leposaviqit është 8, në Zubin Potok 5, në Zveçan 5 dhe në Mitrovicën e Veriut 5. Në përgjithësi, numri i qendrave te votimit në këto katër komuna është 23, me gjithsej 63 vendvotime. Numri i qytetarëve me të drejte vote për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut është 46,556 votues.

Elezi në emër të KQZ-së, ftoi gjithë qytetarët e komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre për të marrë pjesë në procesin e votimit dhe të deklarohen nëse janë për apo kundër largimit nga funksioni të kryetarit të komunë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *