Sot gjatë ditës në katër komunat veriore është mbajtur referendumi për votimin pro apo kundër për shkarkimin e kryetarëve.
Procesi zgjedhor sot ka përfunduar pa ndonjë incidente.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk ka raportuar për probleme të theksuara në terren.
Ndërkaq qendrat janë mbikëqyrur nga Policia e Kosovës dhe Eulex-i gjatë terë ditës, transmeton IndeksOnline.
Në orën 19:00, janë mbyllur vendvotimet në këto katër komuna, Mitrovicë veriore, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
Ndërsa, pritet që të shpallen rezultatet edhe pse ka qenë një numër shumë i vogël i votuesve