Deficit tregtar ka arritur në 3% në muajin mars 2024, krahasuar me muajin mars 2023.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikavë të Kosovës (ASK), të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 3,0% në muajin mars 2024, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2023, më saktë në vlerë prej 439,7 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 426,8 milionë ëuro në vitin 2023. Eksporti mbulon importin me 15,5%.
Eksporti i mallrave në muajin mars 2024 kishte vlerën 80,5 milion euro, ndërsa importi 520,3 milion euro, që është një rënie prej (-1,5%) për eksport, si dhe një rritje prej 2,3% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.
Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 25,8% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 14,1% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 9,7% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 9,1% e përbëjnë artikuj të ndryshëm të prodhuar; 6.7 % e përbëjnë kategoria perlë, gurë të çmuar, metale të çmuara, etj.; 6.1% e përbëjnë tekstili dhe artikujt e tekstilit; etj.
Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 12,9% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 12,6% e përbëjnë produktet minerale; 11,3% e përbëjnë mjetet e transportit; 11,2% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 10,8% e përbëjnë makineria dhe pajisjet mekanike dhe elektrike, etj.
Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së
Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 30,8 milionë euro, ose rreth 38,3% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 9,9%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (11,7%), Austria (6,9%), Italia (4,5%), etj.
Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 251,9 milion Euro, ose 48,4% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 10,4%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (15,3%), Italia (4,9%), Greqia (4,8%), etj.
Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s
Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 32,4 milionë euro, ose 40,2% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 1.2%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Maqedonia e Veriut (15,9%), Shqipëria (13,3%), Serbia (5,1%), Mali i Zi (4,5%).
Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 67,2 milion Euro, ose 12,9% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-27,4%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (5,4%), Maqedonia e Veriut (4,5%), Serbia (1,8%).
Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës
Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 17,3 milionë euro, ose 21,5%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Zvicra (9,1%) dhe SHBA (3,4%).
Importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 201,2 milionë euro, ose 38,7%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (18,6%) dhe Kina (8,7%).