Sht. Nën 23rd, 2024

Protesta e opozitës para Bashkisë, rrugët që do të bllokohen nesër! Policia thirrje tubuesve të mos kryejnë akte dhune

Disa rrugë në kryeqytet do të bllokohen të premten, në kohën kur dot të mbahet protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës.

Tubimi i kërkuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit pritet të nisë në orën 10:00, ndaj 15 minuta më herët, do të nisë bllokimi i përkohshëm i qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerohet që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Ndërkohë, duke marrë shkas nga tensionet në tubimet e kaluara, ku janë përdorur edhe molotov, policia u bën thirrje organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime të respektojnë ligjin dhe të distancohen nga çdo akt dhune./tch

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *