Është mbajtur seanca dëgjimore në Gjykatën Themelore të Gjilanit në rastin e FC Dritës. Drejtori sprotiv i këtij klubi, Valon Zymberi dhe dy bashkëpuntorë të tij pritet të lirohen. Kjo, pasi prokurorja e rastit dha një masë të butë ndaj tyre, raporton Indeksonline.
“Masa e ndalimit që t’i afrohen vendit apo personit të caktuar si dhe masën për tu paraqitur në stacionin policor”, ishte kërkesa e prokurores së rastit.
Ndërsa, gjykata konfirmoi se me kohë (brenda 24 orëve) do të njoftoheni për aktvendimin e posaçshëm të këtij rasti.
Kujtojmë se para disa ditësh, Valon Zymberi me dy shokë të tij e sulmuan fizikisht kryetarin e tifozëve, Intelektualët, Taulant Byqmetin.
Ky i fundit dhe tifozët kërkuan shkarkimin dhe ofenduan me sharje drejtorin Zymeri. Ata kishin një kërkesë të vetme,- shkarkimin nga detyra e drejtorit përshkak të rezultateve jo të mira në ekip.