Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona kanë pësuar lëndime nga persona të panjohur, ku po trajtohen ne QKUK.
Sipas policisë, njëri nga të lënduarit pasi tretmanit mjekësor është liruar, ndërsa tjetri ka dorëzuar armën me gas dhe tre fishekë dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes.
“Ferizaj / 26.04.2024 – 23:30. Dy meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri nga person/a të panjohur. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Pas tretmanit mjekësor njëri i lënduar është liruar, ndërsa i lënduari tjetër ka dorëzuar armën me gas dhe tre fishekë dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.