Në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët kanë votuar në favor të shkarkimit të presidentit, Ilir Meta me 104 vota, duke thënë se ai ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës.
Pas një debati që zgjati rreth katër orë, kuvendi fillimisht votoi raportin nga Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit, Ilir Meta me 104 vota për, shtatë kundër, dy abstenim dhe një fletëvotimi ishte i pavlefshëm.
Zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi ka reaguar përmes një postimi në Facebook ku tha se Meta nuk është i shqetësuar nga “vendimi antikushtetues dhe qesharak i landfillit parlamentar monist”.