Sht. Nën 23rd, 2024

Konjufca ngushëllon familjen e ish kryetarit te LDK-se Ali Lajqi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-kryetari të LDK-së, Ali Lajçi.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se me shumë pikëllim e moro lajmin se ka ndërruar jetë ish-deputeti Ali Lajçi.

“Ai do të na mungojë të gjithëve, duke na lënë pas veprimtarinë e tij të gjerë e të shënuar me kontributin e jashtëzakonshëm nëpër dekada. I burgosur politik që prej se u radhit mes organizatorëve të demonstratave të ’81-shit, ai e vazhdoi aktivitetin e tij patriotik në çdo formë, ashtu siç e kërkonte secila etapë deri te çlirimi dhe pavarësia e Kosovës”.

“Ai ishte edhe kryetar i komunës Komunës së Pejës dhe më pas deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ali Lajçi gjithmonë e përfaqësoi dhe e mbrojti interesin dhe përparimin e kombit e të shtetit tonë. Ngushëllime familjes, të gjithë atyre që e njohën, atyre që e patën mundësinë të ndajnë me të rrugëtimin e jetës dhe veprimtarinë e tij shembullore”, ka shkruar Konjufca.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *