Sht. Nën 23rd, 2024

Kurti flet me telefon me Scholz-in, pret përkrahjen e Gjermanisë për KiE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një telefonatë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në të cilën ai thotë se shprehu mirënjohje për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për Kosovën.

Gjithashtu, ai përmes një shkrimi në “X” është shprehur se shpreson që Gjermania do ta mbështesë kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.

“Në një telefonatë me kancelarin gjerman Scholz i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për Kosovën dhe nënvizova shpresën se Gjermania do ta mbështesë kandidaturën tonë për anëtarësim në KiE në përputhje me rekomandimet e PACE”, është shprehur ai.

In a call w/ @Bundeskanzler Scholz I expressed gratitude for ‘s steadfast support for and underscored the hope that will support our @coe bid in alignment with PACE recommendations. I also reaffirmed our commitment for full implementation of the Basic Agreement.

— Albin Kurti (@albinkurti) April 29, 2024

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *