Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje miqësore para finaleve të Europianit “Gjermani 2024” ndaj Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit.
Ashtu siç është bërë e ditur më parë nga Departamenti i Komunikimit në FSHF, takimi ndaj Lihtenshtejnit do të luhet më datë 3 qershor, ndërsa ndaj Azerbajxhanit më datë 7 qershor.
Ndërkohë është vendosur edhe stadiumi ku do të luhen këto takime si dhe orari i sfidave. Ndeshjet do të zhvillohen në Hungari në “Haladas Sportkomplexum”, njofton FSHF.
Takimi ndaj Lihtenshtejnit do të luhet më datë 3 qershor në “Haladás Sportkomplexum“ në orën 20:00, ndërsa ndeshja ndaj Azerbajxhanit më datë 7 qershor po në “Haladás Sportkomplexum“ në orën 19:00.