Sht. Nën 23rd, 2024

Kurti takon tri nënkryetaret e komunave në veri: Anëtarësimin në KiE e shohin hap të rëndësishëm

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me nënkryetaren e Mitrovicës së Veriut, Katarina Adançiq, nënkryetaren e Zveçanit, Natasha Toamniq dhe nënkryetaren e Leposaviqit, Marina Bogojeviq.

Kurti tha se nënkryetaret e tri komunave në veri i ka konsultuar mbi nevojat për shërbimet komunale që mund të ushtrohen të bashkërenduara në kuptim të lirisë së asocimit të komunave.

“Të gjitha ato më thanë që e shohin anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës si një hap të rëndësishëm për fuqizimin e komunave të tyre. Dhe, më premtuan që kur do të takojnë përfaqësuesit diplomatikë të QUINT-in do t’ua shprehin këto kërkesa gjithashtu”.

“Ky ishte bashkëbisedimi ynë i dytë në pak se dy javë. Komunikimi i shpeshtë dhe i rregullt është interesim, kujdes dhe vullnet i dyanshëm për të diskutuar e planifikuar projekte, dhe për adresuar sfida e vështirësi”, shkroi Kurti, transmeton Klankosova.tv.

Kreu i qeverisë i shprehu mirënjohje tri nënkryetareve për punën e tyre të përditshme dhe kurajën që sipas tij kanë për t’i shërbyer publikes dhe qytetarëve.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *