Sht. Nën 23rd, 2024

Meçi i Robin Krasniqit, Komuna e Junikut fton qytetarët për ta shikuar “live” në ambient të hapur

Boksieri shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi këtë të shtunë do të rrahet me Jorge Silva.

Komuna e Junikut, vendit nga e ka prejardhjen Krasniqi – ka organizuar eventin “live” për ta shikuar këtë meç në parking, shkruan Indeksonline

“Nën patronatin e kryetarit të komunës, z. Ruzhdi Shehu, kemi kënaqësinë të ju ftojmë në organizimin e jashtëzakonshëm sportiv LIVE, ku do të paraqesim ndeshjën drejtpërsëdrejti të boksierit Junikas Robin Haxhi Krasniqi i cili Lufton kundër Jorge Silva”

“Me moton “ Juniku, ku malet dhe qielli ndahen me grusht të dorës”, ju ftojmë të bashkohemi për një spektakël emocionues që do të dhuroj boksieri ynë Robin Haxhi Krasniqi”

“Data: 04.05.2024, Ora: 20:00, Vendi: Parkingu i Komunës”, shkruhet në komunikatën e Komunës.

Në rast se mbizotëron moti i ligë, atëherë kjo “luftë” do të transmetohet në Palestrën Sportive “Ereniku”

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *