Këtë e ka bërë të ditur, i pari i kryeqytetit, Përparim Rama.
Ai theksoi se qytetarët në nevojë do të mund të furnizohen falas me produkte higjienike e ushqimore, përcjell IndeksOnline.
Postimi i plotë:
Hapëm dyqanin e parë social në kryeqytet
Qytetarët në nevojë tani e tutje mund të furnizohen në këtë dyqan çdo muaj, falas, me produkte ushqimore e higjienike.
Me hapjen e këtij dyqani, bashkë me shoqatën “Bereqeti”, po shprehim vullnetin tonë të vazhdojmë të mbështesim nevojat themelore të qytetarëve tanë