Sht. Nën 23rd, 2024

“Qeveria ‘non-grata’ e Serbisë”, vjen reagimi i ashpër ndaj Borrellit: Sjellje e pahijshme, pa fije turpi…!

Më 2 maj, deputetët e Kuvendit të Serbisë zgjodhën Qeverinë e re, të kryesuar nga Millosh Vuçeviq, i cili paralajmëroi ditë më parë se Serbia nuk do t’i ndryshojë qëndrimet e mëparshme në lidhje me Rusinë dhe Kosovën.

E pas kësja, reagoi përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, i cili uroi qeverinë e re të Serbisë, në kabinetin e të cilës ka dy ministra të sanksionuar për korrupsion.

“Urime kryeministrit të ri të Serbisë, Millosh Vuçeviq. Mezi pres të punoj me ju, ministrin e Jashtëm Marko Gjuriq dhe Qeverinë serbe, për ta çuar Serbinë përpara në rrugën e saj drejt BE-së”, shkroi Borrell në rrjetin social X të premten.

closevolume_off
E në lidhje me këtë çështje, në një bashkëbisedim për “Bota sot” foli analisti politik, Gani Qarri.

Së pari, ai tha e qeveria e re e Beogradit është pro-ruse dhe poliken e saj e ka shumë provokuese, madje edhe mund të nisë konflikt të ri në Ballkan.

E duke analizuar këtë, ai kritikoi qasjen e Borellit dhe Lajçakut, të cilët sipas tij janë të njëanshëm dhe nuk kritikojnë asnjëherë Serbinë.

“Qeveria e dalë nga zgjedhjet e fundit në Serbi përveç se është shumë pro-ruse dhe fort anti-perëndimore; ajo po bënë edhe politikë tepër provokuese dhe tej mase, shoviniste edhe ndaj vendeve fqinjëve, kështu që me një qeveri kaq ekstreme dhe ultranacionaliste në një Serbi hegjemoniste, siç e njohim të gjithë ne, vërtetë mund të thuhet lirisht, se edhe konflikti i armatosur në Ballkan, jo vetëm që do të jetë vështirë të parandalohet, por tanimë, pothuajse është edhe i pa evitueshëm.

Në fakt Borell dhe Lajçak, gjatë gjithë mandatit, janë treguar të njëanshëm dhe nuk kanë kritikuar pothuajse asnjëherë Serbinë, madje Lajçak pothuajse asnjë fjalë, nuk e ka folur, kundër Vuçiqit, as pas sulmit terrorist serb të 24 shtatorit të vitit të kaluar, në Banjë të Zveçanit të organizuar dhe mbështetur nga Serbia, siç nuk kanë dënuar, njëri as tjetri, si përfaqësues të lartë të BE-së, vjedhjen e votave në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi, përafrimin e Serbisë me Rusinë as kritikuan së fundi, emërimin e dy ministrave në qeverinë e re serbe, edhe pse ata janë vendosur në listën e zezë, tash e sa kohë nga SHBA”, nënvizoi analisti.

Po ashtu, Qarri u tregua më i ashpër me Borellin, pas urimit të këtij të fundit për qeverinë e re Serbe.

Sipas tij, ai me deklaratën e fundit tregoi fytyrën e vërtetë.

“Sikur mos të mjaftonte vetëm kjo, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borell, tregoi fytyrën e vërtetë të tij, edhe njëherë më tepër, kur pa fije turpi përveçse ka uruar qeverinë e re të Serbisë, mandatari për kryeministër i të cilës, në kabinet ka futur edhe dy ministra të sanksionuar nga SHBA, për korrupsion, ka uruar formimin e saj dhe ka thënë, madje se edhe është i lumtur të bashkëpunojë me të.

E pikërisht lidhur me sjelljet e pahijshme dhe aspak korrekte të Josep Borrelit, Deputeti gjerman i Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer ka reaguar mjaft ashpër, veçanërisht pas urimit dhe dëshirës që shprehu Borell për bashkëpunim me qeverinë e re të Serbisë, përderisa dihet mirëfilli se në përbërjen e saj, janë futur edhe ish shefi i BIA-së serbe Aleksander Vulin dhe ministri pa portofol, Nenad Popoviq, pra dy të sanksionuarit e SHBA-së, duke e quajtur sjelljen e Borellit si budallallëk dhe “politikë delirante ndaj Serbisë, përderisa edhe vet kryeministri i propozuar serb Milosh Vuçeviq tregoi qartë se : Serbia vetëm me ministra të dëshmuar pro-rus dhe nën kushte ruse, dëshiron të anëtarësohet edhe në BE!”, shpjegoi ai.

Më tej, analisti tha se me përbërjen e re të qeverisë serbe mund të vështirësohet edhe dialogu me Ksoovën, madje edhe të rrezikohet stabiliteti i vendit.

“Vet fakti se qeveria e re serbe, kryesohet nga ish ministri i mbrojtjes dhe për zëvendëskryeministër të parë, ka emëruar mu ish shefin e BIA-së serbe, prorusin e flakët, të dekoruar dy herë, me medalje nga Rusia, si Aleksandër Vulin, flet qartë, jo vetëm për vështirësitë që mund të krijohen për vazhdimin e bisedimeve ndërmjet të dy shteteve, por edhe për rrezikun që mund të sjellë kjo qeveri, edhe për përshkallëzimin e gjendjes, në Kosovë dhe rajon, veçanërisht kur shohim se Aleksandër Vuçiq, nuk ka propozuar kryeministër as ofruar njerëz për shtensionimin e gjendjes, por në fakt, ka avamcuar një kabinet qeveritar me njerëzit më ekstrem dhe ultra nacionalist, sikur Serbia, po përgatitet për të hy në luftë të hapur me shtetet fqinje”.

Në fund, ai shtoi se jo vetëm qasja e shtetit serb, por edhe ajo e ndërkombëtarëve do ndikojë në mbarëvajtjen e dialogut në Bruksel.

“Andaj në zhvillimet e dialogut, nuk ndikon vetëm qeveria serbe, por edhe vet BE, si dhe i dërguari special i SHBA-ve, për Ballkanin Perëndimor, i cili nuk është më, kurrfarë fshehtësie të thuhet publikisht, se mbajti hapur anë e Serbisë, madje në bashkëpunim me Lajçakun dhe Borellin, i vendosën Kosovës, në mënyrë krejtësisht të padrejtë edhe masa ndëshkuese, për përshkallëzimin e gjendjes, që Serbia e shkaktoi në veri të Kosovës, kurse Serbia dhe krimineli Vuçiqi edhe pas më tepër se 7 muajsh, nga sulmi terrorist serb, në Banjë të Zveçanit, nuk u sanksionuan kurrë, përderisa Kosova, vazhdon të mbahet edhe më tej, e mbërthyer padrejtësisht nën masat shtrënguese të BE-së”, përmbylli Gani Qarri për “Bota sot”.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *