Sht. Nën 23rd, 2024

Mblidhet Komisioni për Legjislacion

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, ka mbajtur këtë të martë mbledhjen e rradhës në të cilën u miratua propozimi për vizita në institucione dhe agjenci të ndërlidhura me këtë Komision,

Në rend dite ishin

1. Shqyrtimi i Raportit me amendamente ne Projektligjin nr. 08/L-256 për falimentimin;

closevolume_off
2. Shqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin nr.
08/L-261 për mbrojtjen nga zjarri;

3. Planifikimi i vizitave ne institucionet dhe agjencitë qe bien në fushëveprim të Komisionit për Legjislacion;

4. Te ndryshme.

Driton Selmanaj tha se vizita në Agjencinë për Verifikim nuk e di nëse do ishte vizitë e mirë ndërkaq për të tjerat po, si ato të burgjeve dhe qendrave të parabyrgimit, qe sipas tij janë lidhura me funksionimin, si në Dubravë. Sipas tij është mirë me i pa kushtet e burgjeve, ushqimet, vendi, tualeti, etj.

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Dimal Basha propozoi që bëhet vizitë në Akademinë e Drejtësisë.

“Të martën, pas mbledhjes të bëjmë vizitë në Akademinë e Drejtësisë si vizitë jashtëzakonisht e nevojshme, dhe e dyta mundemi edhe me shqyrtu ligjin edhe me monitoru”, ka thënë ai.

Ndërsa Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa propozoi të behet vizitë në burgun e të Gjilanit.

“Pas raportit të DASh-it duhet që përveq vizitës në paraburgim ti vizitojmë edhe burgjet, e të bisedojmë me të burgosurit. Beqa propozoi vizitë në burgun e të Gjilanit me shiku çka ka bërë qeveria e cila po synon ti jap hua një shteti tjetër”, ka thënë Beqa.

Basha tha se ka një raport të cilin mund t’ua dërgoj anëtarëve të Komisionit për vizita në vende të ndryshme të ndërlidhura me këtë Komision.

Deputetja, Blerta Deliu përmendi raportin e Dashit, në veçanti dhunën në familje, ligjin për të, dënimet e gjykatave, mbrojtjen e viktimave, sfidat e gjyqësorit dhe veprimit ministrisë së Drejtësisë .

Deputeti Artan Abrashi tha se çuditet me raportin e DASH-it nëse krahasohet Kosova me vendet e rajonit.

Si përfundim u vendos që të martën, pas mbledhjes të realizohet vizitë në Akademinë e Drejtësisë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *