Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, e ka quajtur lajm “shumë të mirë”, sekuestrimin e rreth 2 milionë eurove, 9 veturave dhe ngrirjen e 700 mijë eurove nga shteti.
Ajo ka thënë se ky është angazhim institucional kundrejt krimit të organizuar dhe korrupsionit,
“Sekuestrimi i rreth 2 milionë eurove, 9 veturave dhe ngrirja e 700 mijë eurove, është lajm shumë i mirë.
Angazhimi institucional kundrejt krimit të organizuar dhe korrupsionit është shumë i rëndësishëm për të dhënë dëshminë tonë në angazhimin e shtetit të së drejtës.
Institucionet e drejtësisë do ta kenë mbështetjen tonë të vazhdueshme për adresimin e veprimeve kriminale!”, ka shkruar Haxhiu në një postim në Facebook