Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Gordana Silanovska-Davkova, për zgjedhjen si presidente e Maqedonisë së Veriut.
Osmani mes tjerash potencoi se mezi pret të vazhdojë bashkëpunimin me presidenten e re për të thelluar marrëdhëniet mes dy shteteve.
“Kosova dhe Maqedonia e Veriut gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera fqinjësore dhe ndajnë një angazhim të fortë për integrimin euroatlantik. Mezi pres të punoj me presidenten e zgjedhur për të arritur këtë qëllim të përbashkët dhe për të thelluar më tej marrëdhëniet Kosovë-Maqedoni e Veriut”, shkroi Osmani në rrjetin e saj social në platformën X.
Congratulations to @gogamkd on her electoral victory in North Macedonia, and for becoming the country’s first woman president.
Kosovo and North Macedonia enjoy excellent neighborly relations and share a strong commitment to Euro-Atlantic integration. I look forward to working…
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 9, 2024
Gordana Silanovska-Davkova, është presidentja e parë grua në Maqedoninë e Veriut që nga pavarësimi nga Jugosllavia.