Federata e Futbollit të Kosovës përmes një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar datën dhe orën e saktë të ndeshjes finale të Kupës së Kosovës.
Më 22 maj, zhvillohet ndeshja mes Prishtinës dhe Ballkanit – dy finalistëve, shkruan Indeksonline
Kjo ndeshje pritet të fillojë nga ora 15:00.
Kurse ajo që bie në sytë e çdo tifozi është mosvendosja e lokacionit për këtë finale.
Megjithatë FFK-ja ka tri opsione se ku do ta zhvillojë këtë finale. Stadiumi i Hajvalisë, stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë dhe “Rexhep Rexhepi” i Niklit