Prishtina dhe Llapi sot do të zhvillojnë ndeshjen e parë miqësore për përgatitjet që po i kryejnë para garave evropiane.
Prishtina që u shpall kampion, do të luajë ndaj fituesit të Kupës së Kosovës, Llapit.
Ndeshja do të zhvillohet në Gjakove dhe fillon nga ora 17:30.
Të dy trajnerët si Zekirija Ramadani, ashtu edhe Tahir Batatina do t’i testojnë skuadrat e tyre para ndeshje evropiane.
Madje në këtë ndeshje do të ketë debutime nga të dyja taboret.