Die. Nën 24th, 2024

Osmani nderohet në Teksas, një qytet atje e bën festë pavarësinë e Kosovës

Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani iu dhurua vendimi i qytetit Forth Worth me të cilin nderohet dhe kremtohet pavarësia e Kosovës, tha Presidenca në një njoftim në Facebook.

Osmani gjatë vizitës zyrtare në Teksas e ka takuar nënkryetaren e qytetit Fort Worth, Gyna M. Bivens.

“Në një ceremoni të organizuar, Presidentja Osmani ka pranuar vendimin e qytetit Fort Worth, me të cilin nderohet dhe shënohet 17 shkurti- dita e pavarësisë së Kosovës”, njofton Presidenca.

Në këtë vendim thuhet se qyteti i Fort Worth do t’u bashkohet shqiptaro-amerikanëve që jetojnë aty për ta kremtuar ditën e pavarësisë së Kosovës.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *