Die. Nën 24th, 2024

Hoti: VV po kërkon të ikë nga qeverisja duke e futur opozitën në lojë, duhet të largohen nga pushteti

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi të bërë në Facebook ka thënë se VV po kërkon që të ikin nga pushteti duke e futur opozitën në lojë.

Tutje, deputeti i LDK-së ka thënë se në vend se qeveria të kapet fort në parimet e dialogut, kanë degraduar pozitën e Kosovës në dialog dhe në skenën ndërkombëtare.

Postimi i plotë:

Këta që na sollën draft-statutin e asociacionit, që siç e thonë vetë i ngjason një krijese sikurse në Bosnjë, duhet larguar nga pushteti. Në vend se të kapeshin fort në parimet e dialogut për njohje, të zhvilluara nga qeveria e mëparshme e që respektoheshin nga aleatët, këta e degraduan pozitën e Kosovës në dialog dhe në skenën ndërkombëtare.

Sot, e gjithë bota demokratike pa përjashtim na bën presion për themelim të asociacionit sipas draft-statutit që thirret në rezolutën 1244, që legjitimon strukturat ilegale serbe e që anashkalon Kushtetutën e Kosovës në adresimin e kontesteve ligjore.

Nga tetori 2023, këta e kanë pranuar draftin. Nuk janë të zotë t’i thonë jo. Tani kërkojnë të ikin nga qeverisja duke e futur opozitën në lojë se gjoja është paralizuar Kuvendi. Nëse bëhen bashkë si koalicion, me një pjesë të opozitës votohen edhe marrëveshjet ndërkombëtare.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *